KSF-Crews
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova Security Force
 
ForumPortal*GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 A NA KUPTOJNË BIMËT?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Master.T
ν.ι.ρ
ν.ι.ρ
Master.T


Male Numri i postimeve : 103
Age : 30
Registration date : 01/02/2009

A NA KUPTOJNË BIMËT? Empty
MesazhTitulli: A NA KUPTOJNË BIMËT?   A NA KUPTOJNË BIMËT? I_icon_minitimeSun Feb 01, 2009 3:52 pm

Një segment i veçantë i shkencës së parapsikologjisë, viteve të fundit, me të madhe ka filluar t'i zgjerojë hulumtimet e veta tek ndjeshmëria emocionale e bimëve ndaj reagimit e rrethit të tyre. Andaj, në opinion, nuk janë të pakta informatat për sukseset e shumë eksperimenteve të bëra me bimë të ndryshme bujqësore, që nën ndikimin e muzikës, kanë prodhuar rendimente edhe më të larta.


Okultizmi në mësimet e veta, krijimin e realitetit tonë objektiv e shpjegon përmes procesit të evolucionit, i cili, deri te arritja e gjendjes së sotme, ka kaluar nëpër katër faza zhvillimore. Sipas saj, fillimisht, nga trysnia e një force hyjnore, krijohet bota energjetike, e cila përmes procesit gradual të kondensimit, arrin gjendjen e ngurtë, dhe ne këtë realitet e quajmë si botë materiale, ose minerale. Edhe pse ne e konsiderojmë se i takon natyrës së vdekur, me një nivel më të ulët struktural, edhe bota minerale është e ndërtuar nga dy të kundërtat e veta: materiales dhe shpirtërores. Si pjesë materiale e ndërtimit të botës minerale, duhet konsideruar struktura e saj e ngurtë e ndërtuar nga atomet, molekulat, elektronet etj.,
ndërsa si pjesë shpirtërore (jo materiale), është informata, ose kujtesa e koduar e vetë procesit të ndërtimit dhe funksionimit si një tërësi harmonike universale, në vazhdimësi.
Përmes funksionimit të pandërprerë të ligjit të evulimit si proces, që mundëson një avancim të përhershëm, në stadin e dytë zhvillimor, krijohet bota bimore. Bota bimore, e cila, po ashtu, ndërtohet nga pjesa materiale dhe shpirtërore, nëse krahasohet me atë minerale, ajo përveç kujtesës së gravuar si kod evolutiv dhe gjenetik, e ka të zhvilluar edhe ndjenjën e regjistrimit të sinjaleve të ndryshme që vijnë nga rrethi ku ajo zhvillohet. Pra, është substancë e gjallë, e cila si formë më e avancuar shpirtërore, ka aftësinë e regjistrimit të ndikimeve të ndryshme nga rrethi i jashtëm objektiv. D.m.th., ka të zhvilluar ndjeshmërinë. Ndjeshmëria e botës bimore, si aftësi më e avancuar, është krijuar si nevoë e trysnisë evolutive, që do t'ju shërbej bimëve gjatë adaptimit të tyre ndaj presioneve të ndryshme të veprimeve nga jashtë (ndikimeve ekzoterike).

A kanë bimë shpirt?

Nga të theksuarat si më lartë, mund të konstatojmë se bimët, në krahasim me botën më të ulët minerale, janë substanca më të avancuara të cilat në pjesën e vetë të ndërtimit jo material (shpirtëror), përveç kodimit evolutiv, e kanë të zhvilluar në mënyrë të pavetëdijshme edhe ndjenjën e regjistrimit të gjendjeve të ndryshme të veprimit nga rrethi i tyre i jashtëm.
Pra, në krahasim me botën minerale, bimët kanë ndërtim më të avancuar me një ndër vetëdije të kufizuar të ndjenjës instiktive të ndikimeve të ndryshme nga rrethi i tyre objektiv.
Këtë strukturë materiale dhe shpirtërore të botës bimore, kaherë e kanë predikuar mësimet e lashta ezoterike. Edhe pse të nivelit më të ulët evolutiv, në krahasim me botën shtazore dhe krijesën më të përsosur në univers - NJERIUN, nga ta, bimët janë konsideruar si gjallesa, që përveç ndërtimit substanco-material, kanë edhe shpirtin e vet.

A kanë bimë që ushqehen me insekte?

Se bimët, vërtet, kanë ndjeshmëri, për herë të parë në mënyrë shkencore e ka vërtetuar, kush tjetër, veçse DARVINI, themeluesi i teorisë së evolucionit. Deri tek vërtetimi i ndjeshmërisë më të theksuar të bimëve, ka arritur pas shumë eksperimenteve të bëra me disa lloje të bimëve mishngrënëse, përkatësisht bimëve që ushqehen me insekte. Rezultatet e veta kërkimore në këtë drejtim, së pari, i boton më vitin 1880, në veprën e vetë të titulluar "Aftësia e ndjeshmërisë tek bimët". Pas Darvinit, hulumtimet e ndryshme metodike të ndjeshmërisë së bimëve i kanë vazhduar shumë shkencëtarë me renome, e që, deri në ditët e sotme, lista e emrave të tyre do të ishe i gjatë. Sido që të jetë, atë as edhe shkenca e jonë bashkëkohore më nuk e mohon. Patjetër se, në këtë kontest të pranimit zyrtar të aftësisë ndijore të bimëve edhe vërtetimit praktik të një mundësie të tillë, ka ndikuar zhvillimi i hovshëm i teknikës së sofistikuar digjitale, të cilat aparate regjistrojnë edhe një ndryshim sa më të vogël të bimës në një reagim të caktuar emocional apo fizik nga jashtë.
Në eksperimentet e shumta të bëra përmes lidhjes së bimëve në këto instrumente tejet precize, është dëshmuar se ato reagojnë edhe nëse, ta zëmë, ne në mendje do ta parashikojmë ta dëmtojmë atë, apo, edhe, nëse fuqimisht e ofendojmë bimën me fjalë të rënda ofenduese. Gjatë eksperimenteve të bëra, instrumentet precize matëse, kanë reaguar pozitivisht, edhe nëse, në pranin e tyre të afërt, ka qëndruar dikush që është emocionalisht jo stabil. Po ashtu, në vendet ku është lëshuar muzika e lehtë, e veçanërisht ajo zhanrit të muzikës serioze (Betoveni), është konstatuar një zhvillim dhe rritje më e mirë e bimës.
Se bimët, vërtet, parandjenjë atmosferë të ndryshme emocionale, edhe ju të nderuar lexues, mund ta bëni një eksperiment të thjeshtë vrojtues. Vrojtoni familjet dhe hapësirat e ndryshme banuese ku ka lule me saksi. Nëse janë ato në gjendje të mirë dhe të zhvilluar, atëherë sigurisht në atë rreth mbretëron një harmoni e sinqertë kolektive plot dashuri. Në anën tjetër, në ato rrethe dhe hapësira ku marëdhëniet ndërnjerëzore janë seriozisht të acaruara, aty edhe lulet nuk zhvillohen si duhet, ose edhe ka mundësi të vyshken në tërësi.
Ky ishte një eksperiment i vogël vrojtues, por nëse ju, vërtet, dëshironi praktikisht të bindeni në këtë fakt, atëherë, duhet t'i përgatitni dy saksi me madhësi të njëjtë dhe të mbushura me dhe të njëjtë. Më pas, në to i mbillni nga dhjetë kokrra fasule të llojit të njëjtë. Njërën saksi e vëni në një dhomë, kurse tjetrën në dhomën tjetër, me kusht që të kenë kushte të njëjta fizike të zhvillimit, pra, të jetë drita e njëjtë dhe të ujitja në kohë të njëjtë. Njërën saksi, lëreni ashtu që vetvetiu të zhvillohet, kurse tjetrës, çdo ditë ia lëshoni një muzikë të qetë serioze. Po ashtu, këtë saksi, përveçse do ta "argëtoni me muzikë", kultivojeni atë duke i fol fjalë të mira plot sinqeritet dhe dashuri. Pas 2-3 javësh, krahasojeni saksinë e parë, e cila është zhvilluar në kushte normale, dhe, atë të dytin, që është kultivuar në kushte "speciale"?!
Që ndjeshmëria e bimëve të shfrytëzohet sa më mirë, për të mirën e njerëzimit, në vend të plehrave të ndryshme artificiale me përmbajtje kimike, agronomia bashkëkohore, gjithnjë e më tepër aplikon këto kushte të veçanta, ku agrikulturave, nga altoparlantët e shpërndarë nëpër sera të mbyllura, ju lëshohet muzika e lehtë. Po ahstu, për punë gjatë kultivimit të këtyre rendimenteve bujqësore, gjithnjë angazhohen njerëz që janë emocionalisht më stabil dhe që rrezatojnë përherë pozitivisht.
Për fund, t'ju jap edhe një sugjerim të leverdishëm, e që, ndoshta, do t'ju shërbejë në praktikë: nëse eventualisht dyshoni se ju, apo familja juaj, janë nën ndikimin e magjisë së zezë, para se të vendosni të shkoni te ndonjë "shërues" sharlatan, së pari, i vrojtoni lulet që i keni në saksitë e shtëpisë apo banesës suaj, ku ju qëndroni më së shumti gjatë ditës. Nëse ato zhvillohen mirë dhe janë tejet të shëndosha, atëherë, largojeni nga mendja dyshimin se janë të rrezatuar nga ndikimi i magjisë së zezë.
Jeni të sigurt! Bimët, së pari, i regjistrojnë të gjitha ndikimet negative dhe rrymimet e tjera të dëmshme nga rrethi juaj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Master.T
ν.ι.ρ
ν.ι.ρ
Master.T


Male Numri i postimeve : 103
Age : 30
Registration date : 01/02/2009

A NA KUPTOJNË BIMËT? Empty
MesazhTitulli: Shumimi!   A NA KUPTOJNË BIMËT? I_icon_minitimeSun Feb 01, 2009 3:53 pm

Shumimi apo lenia e pasardhseve eshte nje nga vecorite me thelbesore te te gjithe qenieve te gjalla. Ai kryhet ne faza te caktuara te zhvillimit e tyre dhe siguron jo vetem qenien e llojit por edhe trensmetimin e informacionit gjenetik nga njeri brez ne tjetrin...
Sumimi klasifikohet ne dy tipa kryesore: seksual dhe joseksual.

1 - Shumimi joseksual dhe format e tij.

Shumimi joseksual eshte sistemi me i thjeshte i riprodhimit dhe nga pikpamja evolutive me i vjeter.. Ne lenien e pasardhesve mer pjes vetem nje individ, per rrjedhim informacioni gjenetik dhe karakteristikat gjenetike jane te njejte me te.
Ky lloj shumimi eshte i perhapur tek njeqelizoret si te bakteret protozoaret algat dhe perben thjesht ndarjen e qelizes ne dy qeliza bija..
Per kete arsye ky lloj shumimi quhet dhe ndarje me dysh.

.Nje forme e perhapur e shumimit joseksual, vecanerisht te kerpurdhat, eshte shumimi me ane te sporeve.. Sporet jane qeliza te specializoara, qe jane formuar nepermjet mitozes se qelizave somatike te trupit te kerpurdhes..

Midis bimeve eshte e perhapur dhe shumimi vegjetativ. Ne kete rast copa shumeqelizore e trupit te bimes mund te riprodhoje nje bime te re..Keto copa mund te jene ose jo te specializuara per kete forme shumimi . Zhardhoket e patates dhe stolonet e luleshtrydhes jane te specializuara, kurse deget, gjethet apo rrenjet psh te trendafilat, begonjat etj nuk jane te tilla.
Edhe disa kafshe jorruazore shumohen ne kete menyre. (disa krimba dhe knidare)

Ne shumimin joseksual ben pjese dhe poliembrionia. Kjo dukuri ndodh ne fazat e zhvillimit embrional ose larvor.. Nga ndarja e embrionit formohen njekohesisht shume individe, deri ne 100 te tille.
Si perjashtim poliembrionia ndeshet dhe te gjitare, madje dhe te njeri, Binjaket e nje veze jane nje shembull i tille.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A NA KUPTOJNË BIMËT?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
KSF-Crews :: Shkencat Natyrore :: Biologjia-
Kërce tek: