KSF-Crews
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova Security Force
 
ForumPortal*GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 TREZEGUET, LAMTUMIRË FRANCË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UMC
α∂мιиιѕтяαтσя
α∂мιиιѕтяαтσя
UMC


Numri i postimeve : 55
Age : 31
Registration date : 01/02/2009

TREZEGUET, LAMTUMIRË FRANCË Empty
MesazhTitulli: TREZEGUET, LAMTUMIRË FRANCË   TREZEGUET, LAMTUMIRË FRANCË I_icon_minitimeTue Feb 03, 2009 5:40 pm

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, me sukses ka arritur të riaftësohet pas operacionit në gju, dhe pritet të jetë i gatshëm t'i ndihmojë Zonjës së Vjetër në sfidat e radhës që parashihen të mos jenë të lehta, megjithatë 31-vjeçari ka vendosur që tash e tutje t'i përkushtohet vetëm skuadrës, e jo edhe kombëtares së Francës, për të cilën ai më nuk llogarit. Në fakt, treze-gol nga viti i shkuar nuk është përfshirë asnjëherë në ekipin kombëtar nga selektori Raymond Domenech, pavarësisht faktit se ai ka kaluar një vit jashtëzakonisht të mirë duke qenë golashënuesi i dytë në ligë pas Alessandro del Pieros. «Koha ime në kombëtare ka marrë fund. Kam pasur shumë kohë të mendoj për një gjë të tillë derisa isha i lënduar dhe kam analizuar gjithë situatën duke ardhur në përfundim se nuk e vlen të harxhohet energji negative derisa në krye të kombëtares të jetë një njeri pa vlera si Domenech", ka deklaruar për mediat franceze makineria e golave. Trezeguet fanellën e trekolorëve e ka bartur 71 herë, ndërsa ka realizuar 34 gola. Ai ka të fituar kupën e botës dhe atë të Evropës, ndërsa për titullin e fundit të fituar në vitin 2000 ka meritat më të mëdha pasi realizoi golin e artë në ndeshjen finale kundër Italisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TREZEGUET, LAMTUMIRË FRANCË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
KSF-Crews :: Diskutime Të Ndryshme :: Sporti-
Kërce tek: