Kollarisur, menderosur,
Brekëgrisur, armatosur
Po lehim në gajde t'qenit,
Anës Bunës, buzë Liqenit.
Ku e lamë e ku na mbeti,
Lesh e li asht ba shteti,
Dy lëkurë na rrjep tregtari,
N'kandar të vjedh katundari,
T'rruen e t'qeth qeveritari
Në mes t'ditës t'ha zagari.
Seç na vodhën fajdexhinjtë,
Alimuçajt, Gërcallinjtë,
Seç na prenë, seç na vranë
Nga Korthpula në Qafthanë.
Me rryshfet këtu blehet vorr,
Dy lëkurë na rrjep tregtari,
N'kandar të vjedh katundari,
T'rruen e t'qeth qeveritari
Në mes t'ditës t'ha zagari.
Seç na vodhën fajdexhinjtë,
Alimuçajt, Gërcallinjtë,
Seç na prenë, seç na vranë
Nga Korthpula në Qafthanë.
Me rryshfet këtu blehet vorr,
Se han kot ti, plumbin qorr
Të kalon makina në shpinë,
Në xhep t'fusin ndonjë minë.
Nën dritare kioskat mbinë
çmimet rriten, rrogat n'uje hinë,
Hall me vdekë e gjygj me rrnu
Neve dreqi na ka rru !
Pak bamë se ç'na gjeti:
Zihen politikant ndër vedi,
Majmë zyrtart si gjeldeti,
Të kalon makina në shpinë,
Në xhep t'fusin ndonjë minë.
Nën dritare kioskat mbinë
çmimet rriten, rrogat n'uje hinë,
Hall me vdekë e gjygj me rrnu
Neve dreqi na ka rru !
Pak bamë se ç'na gjeti:
Zihen politikant ndër vedi,
Majmë zyrtart si gjeldeti,
Me e hangër, e ha mileti!
Keq me Salën, zi me Tosin,
Heq malokun, vër qerosin,
Hala me përshesh kosin!
Na premtoi Tosi açik,
U jap paret cik me cik
E s'na dha nji metelik.
Asht pak vetes me lëshue namën:
Neve Kina na e ka ... nanën!
Si do na vej halli mbas tash
Keq me Salën, zi me Tosin,
Heq malokun, vër qerosin,
Hala me përshesh kosin!
Na premtoi Tosi açik,
U jap paret cik me cik
E s'na dha nji metelik.
Asht pak vetes me lëshue namën:
Neve Kina na e ka ... nanën!
Si do na vej halli mbas tash
Jan ba punet laradash:
Bje për ne bota hashash
ço na kurva e kallash,
Kurd, kinez e laluc,
Ja bamë Evropës tetë me puc !
Shumë vunë kryet në rrezik,
E n'Evropë nisen me vrik,
Me fitu nonji metelik
Shkum për lesh, e dulëm të rrum
S' na lanë lesh as nën sumë!
Jorgo në punë, e Gani në shpi,
Lukes Zefit nga Ganjolla,
Po i thirrkan mis Fabiola
ç'na ndodh ne s'po i ndodhka kuj,
Sa vemë kamën n'tokë t'huj,
Hup shqiptari si krypa n'uj!
Kush e bani e kujt i mbeti
N'kup t'qiellit thrret mileti:
Prane detit i palarë
Se jane vu katunarët ne garë
Kush e ban m.. sa nji mullar !
Vjen Gjeloshi m'çorape t'leshit
Me nji cigare ne majë të veshit
Kryet sa nji mullar me kashtë
Tri barre lesh i ka në qafë,
Me ia shtrydh i del veç naftë !
Shtrihet në ranë si garrava,
Me nji dore djathë e nji kulaç,
Mbështet kryet mbi kallaç
Me i ndejt afër t'ban helaq !
Pranë sofrës i pangranë
Se janë çue çmimet në hanë!
Shkon me ble ti ne Parrucë
Hyn i veshun e del pa kpucë
Gropa, baltë, llom e llucë
200 lek një cope gjuhcë
Edhe portofolit i cohet pucë !
Pranë dritës i paparë
Ikin dritat pa orar
Bajmë si bajmë ne me kandila
Me bishktuk, qiri e mila,
Firoi rroga tu ble fitila !
Rroftë e qoftë zotni Hila
Tuj shit pisha, u ba me vila
Po nji za vjen nga Vraka
Luej vedit se t'lot nafaka.
T'kena gjet në lagjen "Plaka"
Nja dy pleq me fela t'thata
(bytht e tyne dy kafshta)
Po për seks digjen si flaka !
Llapaçitur, llakatosur,
Trup e shpirt i sakatosur,
Po thërras unë prej Serreqit
Zot ruajna prej të keqit.