Marquez i cili u lëndua para një jave në ndeshjen me Espanyolin në Montjuic, është i gatshëm për ndeshjen e nesërme. Nesër do të mungojnë Milito, Keita i cili nuk është 100% i gatshëm, Puyol i cili u lëndua të Enjten kundër Espanyol, Jorquera i cili nuk është ftuar fare dhe Pedro e Victor Sanchez të cilët do të luajnë me Barça Atletic këtë javë.
Valdes, Abidal, Marquez, Toure dhe Henry të cilët munguan në ndeshjen e fundit në Kupë, nesër do të jenë me ekipin.