Thonë se Enver Hoxha pati thërritur njëherë
një plak të vjetër që t´i tregonte përralla. Kështu ai e mori plakun tek kopshti
i tij me lule për t´ia treguar përrallat aty.
- Shumë të bukur e paske bërë kopshtin me
lule - i tha plaku
- Unë kopsht të tillë me lule kam bërë tërë
Shqipërinë - ia
preu Enveri duke gjetur rastin për të bërë
pak propagandë.
- A kam ardhur unë të të tregoj përralla ty,
apo ke ardhur ti
të më tregosh përralla mua ? - e pyeti plaku.