Një vajzë me origjinë shqiptare por e lindur
dhe rritur në perëndim më kërkoi dikur ndonjë adresë ku mund të fliste chat me shqiptarë. Dhe unë i tregova nj´a dy adresa të tilla. Të nesërmen kur e pyeta se si kishte shkuar puna, më tha se kishte biseduar me një djalë shumë të sjellshëm e të sinqertë.
Kur e pyeta nëse e kishte marrë vesh emrin e
tij, ajo mu përgjigj se djali e kishte emrin Lekë Dukagjini.
Atëherë duke menduar se unë ndonëse kam folur kush e di se sa herë chat me shqiptarë e nuk e kisha patur fatin e saj tëflisja me Lekë Dukagjinin, i thashë se nëse fliste me Gjergj Kastriotin, t´i bënte të falura prej meje