Bashkëlojtari i Thierry Henry te Barcelona, Daniel Alves, thotë se francezi nuk do të largohet në drejtim të Premier Leagues në afatin kalimtar veror, përkundër spekulimeve të cilat e lidhin ish-sulmuesin e Arsenalit me Manchester Cityn.
“Tani për tani ai është i përkushtuar ndaj Barcelonës dhe mendon të qëndrojë këtu”.
“Sa e di unë ai është i lumtur këtu dhe nuk është duke menduar për t’u kthyer në Ligën angleze. Atij i pëlqen të luaj futboll te Barcelona”, ka shpjeguar braziliani për “The Daily Mail”.