Sipas gazetës britanike "The Independent", Arsenali është vënë pas ish-mesfushorit të Juventusit dhe Udineses, Stephen Appiah.
28-vjeçari është pa skuadër qëkur u largua nga Fenerbahce vitin e kaluar, ndërsa skuadra të shumta janë shprehur të interesuar për të.
Portsmouth dëshironte ta angazhojë mesfushorin si zëvendësues të Suley Muntrait, i cili u largua drejt Interit, mirëpo ata nuk arritën të nënshkruajnë nj marrëveshje. Muajin e kaluar ai është stërvitur me Tottenham Hotspur, mirëpo nuk arriti ta bind trajnerin Harry Redknapp.
Megjithatë, duket se Arsene Wenger dëshiron t’ia ofrojë ganezit mundësinë për të luajtur me Topçinjtë, duke pasur parasysh se Arsenali ka mungesë të fuqisë dhe përvojës në mesfushë.