Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka thënë se kundërshtari i tij të dielën mbrëma, Carlo Ancelotti, po humb kohë duke kritikuar metodat e lojës së portugezit.
“Nuk kam asgjë për të thënë për kritikat e Ancelottit. Secili trajner punon në mënyrën e tij. Unë nuk e humb kohën duke folur për metodat e tij, ndërsa nëse ai dëshiron ta humbë kohën e tij duke folur për mua, atëherë është problemi i tij”.
“Unë i respektoj arritjet e tij, por ai është ai dhe unë jam unë. Ai mund të jetë më i mirë se unë në disa gjëra dhe anasjelltas, megjithatë të dy jemi menaxherë të rëndësishëm”, është shprehur Mourinho.