Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka rikujtuar me emocione largimin e tij nga Chelsea pesё vite mё parё, kur Roman Abramovich bleu klubin dhe bёri ndryshime rrёnjёsore.
“E dija qё nga fillimi se isha njё person ‘i vdekur’. Abramovich dëshironte Sven Goran Eriksson, por ai ishte aq i lidhur me ekipin kombëtar dhe pёr kёtё arsye mё mbante mua nё detyrё”, ka thёnё Ranieri.
“E dija se edhe nёse fitoja gjithçka, do tё shkarkohesha. Gjithçka u bё e qartё kur Peter Kenyon arriti nё staf. Ai thoshte se nёse nuk fitojmë trofe do tё ishte tmerr. Andaj nё kёtё pikё kuptova gjithçka. Kam qenё i zhgënjyer qё nuk kam mundur ta përfundoj detyrёn time”, ka shtuar trajneri italian.
Nё vitin 2004 nёn drejtimin e Ranierit, Chelsea arriti nё gjysmëfinale tё Ligёs sё Kampionёve, ku u mposht nga Monako, si dhe u rendit nё pozitën e dytё tё Premierligёs.
Chelsea dhe Juventusi do tё përballen nё kuadër tё 1/8 sё finales sё Ligёs sё Kampionёve me ndeshjen e parё qё do tё zhvillohet mё 24 shkurt nё Stamford Bridge.