Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, do të dëshironte të luajë për Atletico Madrid, ka bërë të ditur babai i tij, Miguel.
“Djali im ka përcjellë ngjyrat kuq e bardh që kur ka qenë i vogël dhe do të dëshironte të luajë për Atleticon. Këtë vikend do të shkoj ta shoh dhe do të bisedoj rreth kësaj”, ka thënë Miguel për Radio Marca.
“Pepe çmendet të luajë për Atletico Madrid dhe do të përpiqem ta bind atë që këtë ta bëjë sa më shpejt që është e mundur”, ka shtuar babai i portierit.