San Antonio Spurs iu ka bërë ballë 38-pikëve të shënuara nga Chris Paul, për të mposhtur në udhëtimin ekipin e New Orleans Hornets me rezultat 106-93.
Tony Parker shënoi 25 pikë, Manu Ginobili 22 dhe Michael Finley 20 pikë për Spurs, që renditen në vendin e dytë të Konferencës Perëndimore. Matt Bonner realizoi 13 pikë dhe Tim Duncan 12 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.
Chris Paul shënoi 38 pikë në këtë ndeshje, si dhe kontribuoi me gjashtë kërcime dhe katër asistime. David West ishte vetëm lojtari i dytë tek Hornet, që kishte shënuar pikë dyshifrore, duke përfunduar ndeshjen me 16 pikë dhe 10 kërcime.