Kapiteni i Real Madridit, Raul, është mjaft i lumtur pasi ka barazuar rekordin e golave të shënuar për klubin mbretëror me Alfredo di Stefano.
Raul shënoi golin e tij të 307-të për klubin, po aq sa Di Stefano, gjatë fitores së mbrëmshme prej 2-0 të Realit ndaj Numancias.
“Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Është mirë të barazosh rekordin e Alfredos, shpresoj ta përmirësoj atë në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Raul.
“Alfredo më ka kërkuar ta bëj atë sa më shpejt që është e mundur ashtu që të dy të mos ngacmohemi më nga ju gazetarët”, ka shtuar spanjolli.