Numri një i botës, Rafael Nadal, ka dalë fitues në finalen e Australian Open, përballë rivalit të tij, numrit dy, Roger Federer, pas një drame që zgjati pesë sete.
Nadal, i cili erdhi nga ndeshja e vështirë dhe më e gjata në historinë e këtij sporti (5 orë e 14 minuta), ajo përballë bashkëkombësit të tij Fernando Verdasco, triumfoi 3-2 në sete (7-5, 3-6, 7-6, 3-6, 6-2) gjatë ndeshjes së sotme të zhvilluar në Rod Laver Arena, e që zgjati plot 4 orë e 22 minuta.
Pas çdo seti të fituar nga Nadal (të parin dhe të tretin), Federer kundërpërgjigjej më fuqishëm në setet vijuese (dytin dhe të katërtin), por seti vendimtar, ai i pesti, i takoi spanjollit, duke ia sjellë edhe trofeun e parë në këtë turne të madh.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Nadal ndaj Federer në një finale Grand Slam. Spanjolli fitoi ndaj zviceranit edhe në French Open dhe Wimbledon dhe e zëvendësoi atë në vendin e parë të listës së tenistëve.
Fitorja e 22-vjeçarit Nadal e len në pritje synimin e zviceranit Ferderer për të çuar në 14 numrin e titujve Grand Slam, me të cilën do të barazonte dhe rekordin e Pete Sampras.