Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se gjasat për skudeto sërish janë zbehur pas humbjes ndaj Cagliarit.
“Nëntë pikë janë shumë. Gjithmonë kam thënë se nuk duhet të fokusohemi tek ekipet tjera, por vetëm tek vetja dhe të kuptojmë se çfarë është ajo që e bëjmë keq”,ka thënë trajneri i Juventusit.
“U afruam aq shumë kreut dhe tash menjëherë u larguam sërish. Duhet të koncentrohemi në progresin tonë dhe të shohim se ku do të përfundojmë”.
“Cagliari luajti një lojë fantastike dhe shumë të organizuar. Kjo është një skuadër e cila e din se çfarë dëshiron dhe si ta arrijë atë. Është për keqardhje që të tri golat që pësuam ishin nga kundërsulmet dhe kjo nuk duhej të ndodhë. Po bëjmë shumë gabime. Kjo është turp”, ka shtuar Ranieri.