pyetur në lidhje me hetimin ndaj Interit për shitjet e ndeshjeve të kampionatit të kualuar: “Eshtë qesharake”. Por duke iu rikthyer Balotelit, Mourinjo ka saktësuar: “Nuk është e vërtetë se të premten ka qarë pas stërvitjes. Nëse ka qarë më mbrapa këtë nuk e di, por gjatë kohës që kemi punuar kjo nuk ka ndohur”. Më pas ka vazhduar sërish: “Të punosh me mua është e vështirë dhe e lehtë. Eshtë e lehtë për ata që kanë dëshirë të fitojnë, të punojnë për skuadrën, të përmirësohen çdo ditë. Eshtë e vështirë për ata që mendojnë se janë mbretërit e tokës, për ata që mendojnë se faji është gjithmonë i të tjerëve, për ata që presin dhurata. Për Marion puna me mua mund të jetë e lehtë ose e vështirë. Kjo varet nga ai. Jam i bindur se do ta kuptojë këtë. Për mendimin tim ai duhet të ndjekë hapat e Ibrës dhe të punojë si ai. Jam i bindur se do të rritet e do të behet i madh”, ka thënë portugezi, që më pas ka analizuar gjendjen e klasifikimit. “Interi e ka të qartë se kampionati nuk ka mbaruar akoma. Fotografia e kampionëve të dimrit që është bërë nga “Panini” tani nuk ka asnjë kuptim”. Gjatë muajit të fundit ka qenë e lehtë të kuptohen arsyet pse ne fitojmë ose humbim. Në Katania, ku kemi fituar, kemi qenë agresivë që nga minuta e parë”, ka përfunduar portugezi