Flitet se Xhiovani Dos Santos do ta braktisë Totenhemin për të luajtur për Portsmuthin përpara fundit të merkatos së janarit. Në fillim u spekullua se do të bëhej fjalë për një huazim, por tabloidi anglez The Sun ka shkruar se Portsmuthi do të paguajë 8 milionë euro për ta marrë lojtarin. Dos Santos shkoi te Totenhemi në qershor 2008 për 5.3 milionë euro nga Barcelona, ku 19‑vjeçari u prit në fillim si Ronaldinjo i ri. Megjithatë, lojtari i përfaqësueses meksikane nuk ka arritur ta bindë trajnerin Herri Redknap se mund të ketë një të ardhme te Totenhemi dhe mund të ndërrojë fanellë pas vetëm dhjetë ndeshjesh me skuadrën e Totenhemit.