Samir Handanovic është prej kohësh një prej synimeve të rëndësishme të klubeve të mëdha të Serisë A, por jo vetëm. Portieri i Udinezes, duket shumë pranë nënshkrimit të kontratës, për sezonin e ardhshëm me skuadrën e Milanit. Presidenca e kuqezinjve shikon te Samir Handanoviç trashëgimtarin e denjë të Cristian Abbiatit, por duke njohur edhe eksperiencën e tij të madhe në Serinë A, nuk do të ishte çudi që Carlo Ancelotti t’ia besonte sllovakut çelësat e portës së Milanit. Mësohet se bisedimet mbi një çështje të tillë kanë filluar prej kohësh, ndërkohë që oferta e kuqezinjve është 15 milionë euro.