Presidenti i Juventusit, Xhovani Kobili Xhili ka bërë të ditur se nuk do ta lejojë futbollistin e skuadrës së tij, Amauri që të debutojë për kombëtaren e Brazilit. Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Brazilit më 10 shkurt në stadiumin e Arsenalit “Emirates” do të luajnë një ndeshje miqësore, kurse Amauri është ftuar nga përzgjedhësi brazilian, Dunga, për të zëvendësuar Luis Fabianon.
“Amauri nuk do të luaj për Brazilin. Ky është vendim i klubit. Ne ende nuk kemi marrë një letër zyrtare nga Federata braziliane e futbollit që i është bërë ftesë Amaurit për kombëtare, kurse nëse vjen tash do të jetë e vonuar”, ka pohuar Koboli Xhili.