Hulumtimi i artit mesjetar islam tregoi se mjeshtërit e atëhershëm kishin njohur parimet e përdorimit të disa shembujve gjeometrikë, të cilat shekuj më vonë i kishte themeluar matematika moderne. Shkencëtarët amerikanë kishin gjetur shembuj të ndërtimeve nga shekulli i XV, në të cilat shihej përdorimi i konceptit të ashtuquajtur gjeometri kauzikristale, që është dëshmi e kuptimit intuitiv të formulave komplekse matematikore nga mjeshtërit e atëhershëm, përkundër asaj që nuk i kishin njohur themelet teorike të ligjeve matematikore. Zbulimi i tyre ishte publikuar në revistën e mirënjohur “Science”.
Hulumtimi tregoi arritjet domethënëse në matematikën islame dhe në vizatimet deri në vitin 1200, konsideron Peter Lu, nga Universiteti i Harvardit. “Kanë renditur pjesëzat e pllakave në mënyrë shumë të ndërlikuar, e cila është pasqyrim i pastër i dijeve matematikore, kurse ne nuk kemi ditur asgjë deri para 20 ose 30 viteve”, thekson Lu.
Dizajni është pasqyrim i diçkaje, në të cilën ne sot e quajmë gjeometri kauzikristale, e cila përdorë forma simetrike shumëkëndëshe, kur ato formojnë shembuj të cilat mund të vazhdohen pakufishëm.
“Deri më sot besohej se shembujt e ndërlikuar në ndërtimet islame, kombinimi i yjeve dhe formave shumëkëndëshe, janë ndërtuar duke përdorur mistritë, por shkencëtarët me hulumtimet e tyre të vëmendshme ka konstatuar se bëhej fjalë për një shkallë të lartë të teknikës dhe formulave gjeometrike”. Lu për këtë fenomen ishte interesuar posaçërisht gjatë udhëtimit në Uzbekistan, ku kishte vërejtur ndërtimin islamik nga shekulli XVI me motiv shumëkëndësh simetrik, i cili udhëheqë projekte për Stacionin Ndërkombëtar (ISS). Arti islam tradicionalisht përdor bashkimin e kaliografisë, gjeometrisë dhe lulen si shembull për shkak të ndalimit të paraqitjes të çfarëdo figure njerëzore në ndërtime.