Barça sot udhëton në Nuevo Sardinero për të kërkuar fitoren kundër njërit nga 2 ekipet të cilat nuk i ka mundur ende këtë sezon.Një fitore e Barcelonës do të sillte fitoren e nëntë me rradhë si mysafir në Ligë.
Në ndeshjen e parë Barcelona në Camp Nou barazoi kundër Racing 1-1.
Në këtë ndeshje do të mungojnë Keita i cili është i lënduar, Puyol i cili u lëndua kundër Espanyol dhe është kthyer Marquez nga lëndimi. Lojtarët tjerë që mungojnë janë Milito, Jorquera,Pedro dhe Victor Sanchez.