Diego Maradona(trajneri i kombëtares Argjentinase), ka publikuar listën prej 25 futbollistëve, qe i ka ftuar për ndeshjen miqësore kundër Francës .Futbollistët që janë ftuar nga Maradona janë nga klubet evropiane, në mesin e të cilëve edhe Lionel Mesi, i cili deri më tash nuk ka luajtur në ndeshje miqësore .
Por për qudi ai nuk ka ftuar Huan Roman Rikelmen që sipas tij nuk po kalon një formë të mirë.Në listë bën pjesë edhe Huan Sebastian Veron.
Në listën e Maradonës për ndeshjen me Francën janë ftuar:Portierë: Huan Pablo Karrizo (Lacio), Serxhio Romero (AZ Alkmar); Mbrojtës: Havier Zaneti (Inter), Martin Demikelis (Bajern Munih), Gabriel Haince (Real Madrid), Daniel Diaz (Getafe), Nikolas Burdiso (Inter), Ualter Samuel (Inter), Emiliano Papa (Velez), Markos Angeleri (Estudiantes); mesfushorë: Havier Maskerano (Liverpul), Fernando Gago (Real Madrid), Maksimiliano Rodrigez (Atletiko Madrid), Jonas Gutierez (Njukastëll), Luis Gonzalez (Porto), Kristian Ledesma (San Lorenzo), Daniel Montenegro (Independiente), Huan Sebastian Veron (Estudiantes); sulmues: Lionel Mesi (Barcelona), Serxhio Aguero (Atletiko Madrid), Karlos Tevez (Mançester Junajted, Ezekuiel Lavezi (Napoli), Lisandro Lopez (Porto), German Denis (Napoli), Angel Di Maria (Benfika).