Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, beson se forma e tij fizike është duke u përmirësua nga dita në ditë.
Pas ardhjes nga Atletico Madrid, Torres pati një sezon të parë fantastik me Liverpoolin, por këtë sezon ai është shoqëruar nga lëndimet dhe ende nuk ka treguar formën e tij më të mirë.
Por kundër Chelseat, ku shënoi dy golat e fitores së Liverpoolit, ai tregoi se ka nevojë për pak hapësirë për të treguar sa i rrezikshëm është.
“Ky është një sezon i pazakonshëm për mua, pasi kurrë nuk kam pasur lëndime më herët dhe tash kam tre në seri. Kjo do të thotë se nuk jam ndjerë gjithmonë 100% i gatshëm, por tash ndjehem shumë më mirë, çdo ditë përmirësohem”, ka thënë Torres.
“Gara për titullin është e gjatë. E dimë se Manchester United është në krye të tabelës për momentin, por do të luftojmë për këtë deri në fund”, ka shtuar spanjolli.