Elmaz Isufi ka fituar votat e delegatëve për tu shpallur kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv Profesionit të Kosovës, në kuvendin e mbajtur sot në Prishtinë. Më pranin e 21 delegatëve, pothuajse të gjitha medieve të shkruara, Elmazi ka fituar 16 vota, derisa kundër kandidatit të tij i vetëm Driton Latifi kishte besimin e vetëm 5 delegatëve. Në këtë takim kuvendarët përveç kryetarit kanë zgjedhur edhe këshillin drejtues këshillim mbikëqyrës dhe gjyqin e nderit, derisa sekretari i shoqatës do të zgjidhet në mbledhjen e parë të këshillit drejtues të shoqatës. Gjithsesi, duhet përmendur se ky kuvend ishte më se i mirëseardhur për faktin se shoqata tashmë një kohë të gjatë nuk ka funksionuar dhe tash me krijimin e kësaj udhëheqje pritet që edhe punët e gazetarëve sportiv të jenë shumë më profesionale. Fillimisht, delegatët pasi kanë shkarkuar bordin e kaluar të shoqatës, kanë vendosur edhe për disa ndryshime në statutin e shoqatës. Fillimisht me votim unanim është marrë vendim që të bëhet ndërrimin i emërtimit të shoqatës e cila tashmë do të quhet Shoqata e Gazetarëve Sportiv Profesionist e Kosovës.