Sponsor i ligës së studenteve, përkatësisht "Basketuniversiada 2009", do të jetë kompania "d3 mobile". Drejtori ekzekutiv i "d3 mobile", Kujtim Gacaferri dhe sekretari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Isuf Lumi, e nënshkruan marrëveshjen nga e cila të gjitha shpenzimet nga liga do t' i mbulojë kjo kompani. Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, është ndjerë i kënaqur me gjetjen e një sponsorit për ligën e studentëve. "Ndiej kënaqësi që vitin e ri po e fillojmë me risi për basketbollin. Ligën e studentëve do të sponsorizojë kompania "d3 mobile". E falënderojmë këtë kompani për vullnetin që ka treguar për ta ndihmuar basketbollin e Kosovës, sidomos ligën e studentëve", tha Belegu. Isuf Lumi, sekretar i përgjithshëm i FBK-së, mendon se nga ky aktivitet do të lindin basketbollistë të talentuar, ndërsa pret që gara të zgjojë edhe interesimin e shumë adhuruesve të basketbollit.