Prodhuesit e mëdhenj kanë pezulluar pjesëmarrjen, prandaj mbajtja e panairit të automjeteve në Barcelonë është nën pikëpyetje të madhe.
Edhe pse panairi i automjeteve në Barcelonë nuk ka renome si ngjarjet në Gjenevë, Paris apo Frankfurt, ai është shumë i rëndësishëm për tregun lokal, i cili nuk është edhe aq i vogël.
Deri më tani ky panair në mesatar ka pasur nga rreth një milion vizitorë, por këtë viti ekziston rrezik i madh që të mos mbahet fare.
Arsyeja është heqja dorë nga disa pjesëmarrës shumë të rëndësishëm, si General Motors, Ford, Renault, Nissan, Peugeot, Citroën e Volkswagen.
Prandaj mbetet pikëpyetje nëse shpaguhet të organizohet një ngjarje kaq e shtrenjtë. Nëse edhe dikush tjetër heq dorë, panairi definitivisht nuk do të mbahet.
Përndryshe, panairi në Barcelonë mbahet çdo të dytin vit nga 9 deri më 17 maj.