Shkencetaret kane deshifruar ADN e shimpazese, qenien me te afert me njeriun, dhe kane bere krahasime te ndryshme me kopjen gjenetike njerezore. Eshte nje hap drejt gjetjes se nje pergjigje biologjike per pyetjen thelbesore: Cfare na ben ne njerez? Ende nuk ka pergjigje te sakta sesi njerezit fituan tiparet e si te ecurit drejt dhe zhvillimin e gjuheve komplekse . Por kjo pune ka prodhuar nje liste ndryshimesh ne ADN e shimpazese dhe gjithashtu ka dhene disa te dhena se cilat prejt ketyre ndryshimeve mund te jene thelbesore. "Kemi katalogun, tani duhet vetem ta interpretojme," thote Dr. Robert Waterston ne University of Washington School of Medicine ne Seattle. "Nuk eshte nje gen i vetem. Do te jete nje permbledhje ndryshimesh