KSF-Crews
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova Security Force
 
ForumPortal*GalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Temë: Bleta dhe Çudia e pickimit të saj nga Biologu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Master.T
ν.ι.ρ
ν.ι.ρ
Master.T


Male Numri i postimeve : 103
Age : 31
Registration date : 01/02/2009

Temë: Bleta dhe Çudia e pickimit të saj nga Biologu Empty
MesazhTitulli: Temë: Bleta dhe Çudia e pickimit të saj nga Biologu   Temë: Bleta dhe Çudia e pickimit të saj nga Biologu I_icon_minitimeSun Feb 01, 2009 4:00 pm

-Bletët :- jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë deri në 50.000-60.000 individë. Në çdo zgjua-(kosherë) dallohet :
Mbretëresha:- është një dhe dallohet prej bletëve tjera: sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Roli i saj është në prodhimin e vezëve, përkatësisht në shumimin e kolonisë. Mbretëresha pjell 1000-2000 vezë në ditë, ose më saktë 1 vezë në çdo minutë. Gjatë gjithë jetës ajo pjell rreth 2 milion vezë. Ajo jeton deri në 2-3 vjet.
Meshkujt:- kanë trup më të vogël se mbretëresha, ngjyrë më të mbyllët dhe sy më të mëdhenj,nuk kanë thumb dhe roli i tyre është në fekondimin e mbretëreshës. Dhe nuk janë të aftë për t’u ushqyer vetë.
Bletët puntore:- kanë trup më të vogël dhe ngjyrë më të mbyllët.Roli i tyre është : të ushqejnë larvat, të ajrosin zgjoin dhe punë të tjera. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në: kokë, krahëror dhe bark. Qysh në moshën 20 ditëshe e deri në vdekje këto bletë i përkushtohen grumbullimit të mjaltit dhe nektarit. Bletët shëtisin lule më lule, jo për të grumbulluar ushqim për vete, por për tërë koloninë. Ato kanë një aftësi të lartë për ti dallu ngjyrat dhe aromat e luleve. Megjithëse një bletë peshon 90 mg, ajo mund të transportojë deri në 20 mg nektar. Për ta mbledhë këtë nektar, një bletë duhet të vizitojë 1000-1500 lule tërfili ose lule të bimëve tjera. Kokrizat e pjalmit mbahen te ngjitura me mjaltin me të cilin është lyer bleta paraprakisht.
Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë.. Në këmbët e pasme kanë furqëzën përmes së cilës mbledh nektarin dhe e vendos në shportëza, ku më vonë e përpunon në gushë dhe e prodhon mjaltin, me të cilin do ti ushqejnë larvat. Në pjesën e fundme të barkut gjendet gjëndra për prodhimin e dyllit, me të cilin ato do ti ndërtojnë hojet në formë gjashtë-këndëshe, ndërsa barku përfundon me një thumb helmues, të cilin bleta e shfrytëzon për mbrojtje, (thumbimi”pickimi” mund të jetë shërues për disa persona dhe vdekjeprurës për personat që janë alergjik në subsancat kimike që lirohen pas pickimit).

SHUMIMI dhe ZHVILLIMI :-bëhet në atë mënyrë që mbretëresha del e ndjekur nga meshkujt, ku njëri prej tyre e fekondon mbretëreshën, pas disa ditësh ajo fillon ti bëjë vezët, të cilat puntorët i vendosin në qelizat e hojes veq e veq. Pas tri ditësh, nga vezët dalin larvat me ngjyrë të bardhë, të cilat do të ushqehen nga bletët puntore me anë të një qumështi të cilin e prodhojnë nga disa gjëndra që gjenden në trupin e tyre. Nga këto vezë zhvillohen: bletët puntore, një pakicë meshkuj dhe dy ose tri mbretëresha. Mbretëresha e vjetër del nga zgjoi e shoqëruar nga një numër i blëteve puntore, dhe vendoset në një degë, kështu që krijohet familja e e re. Në zgjoin e vjetër, vendin e saj e zë mbretëresha e re. Procesi i ndarjes së kolonisë në dy pjesë, pas qeljes së bletëve të reja quhet-rojitje.
-PËRDORIMI I MJALTIT NË MJEKËSI DHE PËR QËLLIME TJERA :-
Në Europë, pickimet e bletës përdoren për kurimin e sëmundjeve me origjinë muskulare dhe artikulare, në atë mënyrë që pickimi bëhet në pjesën e gjurit apo muskulit, për sigurimin e një rezultati të lartë përdoren 7 pickime në pjesën e gjurit spo kyqeve dhe atë për disa ditë radhazi. Në Venezuelë, bleta thahet bëhet pluhur, pastaj qitet në një gotë me verë të bardhë dhe përdoret për të ndaluar dhimbjen e veshkëve. Në Angolë, bleta përdoret kundër dhjamosjes së tepërt. Në Kinë një pickim i bletës në ditë e përdorin për bukurinë dhe për ngjyrën e trupit, sidomos te të moshuarit. Pickimi i bletës përdoret për rrjedhën e lirshme të gjakut dhe funksionimin normal të zemrës, si dhe për kurimin e fytit.Pjalmi i bletës përdoret edhe për të larguar krimbat zorrëve
Vendi ynë që në lashtësi është marë me kultivimin e bletës,qysh prej shekullit VII p. e. së. re.Ndërsa një zhvillim më të madh mori kultivimi i bletës në mesjetë sidomos në disa vise të Shqiprisë. Mjalti u përdor edhe në pagimin e taksave dhe ishte një pasuri e vërtetë, sepse me të tregtohej lirshëm, një rëndësi të veqantë kishte edhe dylli i cili përdorej për qëllime të ndryshme.
Gjatë festave Ilirët përdornin verë të përgaditur nga mjalti. Nga bletët meren prodhime të çmuara si: mjalti, helmi, dylli, pjalmi dhe qumështi i nënave. Dijetari arab Ibn – Sina (Avicena), shkruante: “Mjalti forcon frymëmarjen, ndihmon aparatin tretës, shton oreksin, ruan përkohësisht gjendjen rinore , forcon kujtesën, arsyen, Mjekët e asaj kohe këshillonin mjaltin si kurues për të gjitha sëmundjet dhe plagët. Cilësia e lartë ushqyese dhe dietike e mjaltit rrjedh nga përbërja komplekse e tij. Jo vetëm kaq, por bletët ndikojnë në rritjen e rendimenteve të kulturave bujqësore, po qe se sigurohet numër i mjaftueshëm për hektarë.
LLOJET E MJALTIT:- Akacia-bagremi :-i mbledhur në mes të majit dhe qershorit,përdoret për qetësimin e lukthit, iu preferohet ta përdorin të moshuarit dhe fëmijët. Gështenja:-i mbledhur në mes të qershorit e gushtit, ka ngjyrë më të mbyllët përdoret për qarkullimin e gjakut. Bliri:-lulet qelin para gështenjës, ka aromë të luleve dhe ngjyrë të qeltë,përdoret për qetësim etj.

Literatura e përdorur :- “Biologjia 11” (1997) Prishtinë, Tiranë: SHBLSH dhe në revistën “ Ne dhe mjedisi” Nr : 9 (1996), Tiranë: Shoqata e mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri, Copyright Herbateka 2002-(www. Herbateka.com), Prishtinë (2000) -“Atlasi i përgjithshëm i zoologjisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Temë: Bleta dhe Çudia e pickimit të saj nga Biologu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Temë: Shkencetaret kane deshifruar ADN e shimpazese

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
KSF-Crews :: Shkencat Natyrore :: Shkencat tjera Natyrore-
Kërce tek: