Reggina ka arritur të nxjerrë një pikë në fushë të vet ndaj Romës, duke barazuar me rezultat 2-2.
Djelmoshat e trajnerit Luciano Spalleti arritën të rikthehen nga disavantazhi 1-0 për të kaluar në epërsi 2-1, megjithatë nuk arritën ta ruajnë këtë duke nxjerrë vetëm barazim ndaj Regginës.
Vendasit kaluan në epërsi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë me anë të Bernardo Corradit (43’), por David Pizzaro ka arritur të barazojë për romakët shumë shpejt, në çastet e fundit të pjesës së parë (45’).
Pjesa e dytë e pa Romën në epërsi, me anë të golit të dytë të Pizzaros (57’), por në fund vendasit arritën të nxjerrin një pikë, falë golit të Ciccio Cozza të shënuar nëntë minuta para fundit të ndeshjes (81’).