Kampioni i Italisë, Interi, nuk ka arritur të shfrytëzojë rastin për të krijuar nëntë pikë diferencë ndaj Juventusit, pasi barazoi në fushë të vet në ndeshjen e sotme kundër Torinos, me rezultat 1-1.
Pas 45 minutave të para pa gola, mysafirët kaluan në epërsi që në fillim të pjesës së dytë me golin e shënuar nga Rolando Bianchi me kokë (46’).
Por nerazurët arritën të barazojnë me anë të Nicolas Burdisos pas 11 minutash tjera (57’). Përkundër presionit të vazhdueshëm nga ekipi i Jose Mourinhos, sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, mysafirët arritën të ruajnë barazimin dhe të nxjerrin një pikë të rëndësishme.
Me pikën e fituar Interi forcon kreun me 7 pikë para Juventusit, që mbrëmë humbi në fushë të vet ndaj Cagliarit.
Milani, që gjendet nëntë pikë prapa, mund ta ngushtojë diferencën në pesë pikë, nëse sonte shënon fitore ndaj Lazios në Olimpiko të Romës.